Sot më 16 tetor, këngëtarja Aurela Gaçe feston datëlindjen e saj të 46-të.

Në rrjetet sociale, Aurela qysh në mëngjes i ka njoftuar adhuruesit se sot për të është ditë feste, shkruan rtv21.tv

Ajo ka shkruar se dikur në çdo tetor, i vendoste vetes disa pikësynime, ndërsa këtë vit ajo ndjehet ndryshe.

Tani,jo më! E vetmja gjë që dua është të jem shumë gjatë për të jetuar e gëzuar jetën pranë vajzave të mija, ti shoh teksa rriten e të jem aty për to ashtu si prindërit e mi akoma janë për mua….
Të jem pranë familjes time e të vazhdoj të jap tek ju dhuratën me të cilën më pajisi Zoti , këngën, muzikën. Ky nuk është pikësynim. Kjo është dëshirë. Rritet njeriu e fillon mendon e përjeton ndryshe. Prandaj i thonë “çdo gjë vjen me moshë”, tani vonë e kam kuptuar. Adoleshente përjetë“, ka shkruar këngëtarja nga Shqipëria.

Në këtë ditë të veçantë nuk munguan urimet e shumta nga kolegët dhe adhuruesit e Aurelës.

Ndryshe, “Lento Lento” mban titullin kënga më e fundit e artistes, të cilën e ka publikuar rreth dy muaj më parë./21Media