Këngëtarja e mirënjohur, Aurela Gaçe ka paralajmëruar këngën e radhës. Artistja ka bërë të ditur se këngën e re do ta lansojë të enjten, shkruan rtv21.tv

Këngëtarja përmes një postimi në instagram ka bërë të ditur se kënga do të titullohet “Lento Lento”.

“”LENTO LENTO”…. Vjen te Enjten Date 6 Gusht Ora 18.00”, ka shkruar Gaçe në instagram, teksa në imazhin e publikuar ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.

“Veten Dua Gjallë” është projekti i fundit muzikor i Aurela Gaçes, i cili është publikuar më 21 shkurt./21Media