“Aureola e Mikullovcit prej aktori dhe regjisori do të ngelet thesar kulturor për Teatrin Kombëtar”
15 Shtator 2020
Me rastin e ndarjes nga jeta të aktorit Adem Mikullovci, Teatri Kombëtar i Kosovës, ka shprehur mirënjohje për kontributin e tij dhënë skenës dhe aktrimit.
“Teatri Kombëtar i Kosovës, shpreh mirënjohje të thellë për kontributin e tij, për dashurinë e madhe që ai e kishte…Aureola e tij prej aktori dhe regjisori do të ngelet thesar kulturor për Teatrin Kombëtar në veçanti, për filmin dhe për kulturën kosovare në përgjithësi.”, thuhet ndër tjerash në përkujtimin e Teatrit.
Po ashtu vlerësohet lart edhe kontributi i tij në vitet e 90-ta si dhe për edukimin e brezave të rinj në fushën e aktrimit.
Duke publikuar biografinë e aktorit si dhe veprat e tij artistike, Teatri Kombëtar ka shprehur ngushëllime vdekjen e këtij aktori të madh të skenës shqiptare./21Media
NË VEND TË NEKROLOGUTNdahet nga jeta aktori dhe regjisori i shquar shqiptar, Adem Mikullovci!Mikullovci u nda nga…
Gepostet von Teatri Kombëtar i Kosovës am Dienstag, 15. September 2020