Një burrë ka vdekur pasi u sulmua nga një peshkaqen në brigjet lindore të Australisë.

36-vjeçari u kafshua në këmbë ndërsa po peshkonte pranë ishullit Fraser të Queensland, në veri të Brisbane, ka thënë të shtunën policia.

Një mjek dhe infermiere i dhanë trajtimin e ndihmës së parë në breg, por burri humbi jetën në vendin e ngjarjes kur mbërritën mjekët e tjerë.

Në një postim në Facebook të shtunën, kryetari i Bashkisë Fraser George Seymour, u shpreh se ishte një ditë jashtëzakonisht e trishtuar për komunitetin.

Ky është sulmi i katërt në ujrat australiane deri më tani gjatë këtij viti.