Kufiri midis dy shteteve më të populluara të Australisë, Victoria dhe New South Wales (NSW), do të mbyllet pas një rritjeje të numrit të të infektuarve me Covid-19 në Melbourne.

Deri më tani, të dy shtetet kishin mbajtur kufij të hapur edhe kur të tjerët i kishin mbyllur ato, transmeton rtv21.tv.

Mbyllja, duke filluar nga e mërkura, do të kufizojë udhëtimin përveç atyre me leje të veçanta.

Kryeministri i Victoria, Daniel Andrews tha se ishte një vendim i përbashkët me kryeministrin Scott Morrison dhe Kryeministrin e NSW Gladys Berejiklian.

Megjithatë, numri i rasteve mbetet i ulët në krahasim me shumë vende të tjera. Që nga janari, Australia ka regjistruar 105 vdekje dhe rreth 8 mijë e 500 raste./21Media