Shumë vende në botë kanë filluar lehtësimin e masave ndaj COVID-19, përfshirë këtu edhe Australinë. Jeta atje është kthyer në normalitet këto ditë dhe ngjarjet sportive filluan të realizohen pas dy muaj anulimi.

Në Australi u organizua gara me deve “Uluru Camel Cup”, që u mbajt në territorin verior të Australisë, Ulleri.

Gara në fjalë u transmetua në mënyrë digjitale, gjë që e bën ngjarjen e parë të këtij lloji në historinë nëntë vjeçare të kësaj gare që u realizua në këtë mënyrë.

Një polic ka treguar për Reuters se fituesi duhet të kalojë me deve 33 km shpejtësi. Fituese këtë vit është gjermanja Lara Billar, e cila ka 3 vjet që jeton në këtë pjesë të botës, përcjell rtv21.tv

Billar ka thënë se gara ishte e mrekullueshme, por se nuk e ka besuar se do të fitojë, sepse konkurrentë të tjerë ishin më pranë linjës së finishit se ajo.

2020 IRON Jack Uluru Camel Cup Winner is TEX! 🐪

Gepostet von Uluru Camel Cup am Freitag, 29. Mai 2020

Përkundër asaj se në Australi ka filluar lehtësimi i masave, banorëve të atjeshëm u ndalohet të mblidhen në grup, dhe këtu nuk bëri përjashtim as kjo garë, e cila u zhvillua pa praninë fizike të dashamirëve të saj./21Media