Bregdeti perëndimor i Australisë do të përballet me një stuhi masive, e cila pritet të ndodhë në orët e ardhshme.

Shi i rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe valë deri në tetë metra parashikohen në disa zona, transmeton rtv21.tv.

Moti i ligë është rezultat i mbetjeve të ciklonit tropikal “Mangga” që bashkëveprojnë me një front të ftohtë, sipas Byrosë së Meteorologjisë.

Një zyrtar i lartë në Departamentin e Zjarrit dhe Shërbimeve të Emergjencave (DFES) tha se do të jetë një stuhi që ndodhë “një herë në një dekadë”.

“Normalisht stuhitë tona vijnë nga jugu-perëndimi dhe kjo do të vijë nga veri- perëndimi,” u tha ndihmës komisioneri i DFES, Jon Broomhall para gazetarëve./21Media