Australia shënon temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë

Australia ka shënuar temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë pasi një qytet i largët bregdetar raportoi temperaturat prej 50.7 gradë Celsius.
Temperatura në Onslow, Australia Perëndimore, të enjten përputhet me një rekord të vendosur në vitin 1962 në Australinë e Jugut.
Onslow dhe zonat përreth mund të shohin rekorde të thyera përsëri me temperaturat që do të rriten deri të premten.
Sipas mediave lokale, temperatura mesatare në Onslow në këtë periudhë të vitit është 36.5 gradë Celsius, transmeton rtv21.tv.
Dy qytete të tjera, Mardie dhe Roebourne, raportuan temperatura mbi 50 gradë Celsius të enjten.
Një banor i Roeburn, Mark Barratt, tha për ABC News se temperaturat janë rritur aq shumë sa ajri i kondicionuar në zyrën e tyre kishte ndaluar së funksionuari.
Vapa rekord vjen vetëm disa ditë pasi një raport nga sistemi satelitor i BE-së konfirmoi se shtatë vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat e regjistruara./21Media

Back to top button