Që nga 17 marsi, operatorët e transportit rrugor kanë qenë në grevë me ç’rast është ndalur tërësisht qarkullimi i autobusëve.

Sot, pritet të mbahet grevë nga ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përkatësisht para Qeverisë.

Shoqata e Transportuesve Rrugor të Udhëtarëve do të bëjnë një paraqitje publike para mediave në shenjë prtoeste për mos subvencionimin nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

Marshi protestues ka filluar që nga ora 10:00.

Kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj për kp ka bërë të ditur se nuk do të heqin dorë nga protestat dhe greva.

Kujtojmë se rreth 250 autobusë i janë bashkuar protestës së ditës së premte./21Media