Autobusi del nga rruga, 35 të vdekur
Të paktën 35 persona të vdekur ndërsa katër persona janë lënduar në një aksident në Tanzani
Policia e Tanzanisë njoftoi se të paktën 35 persona, prej të cilëve 32 fëmijë të vegjël, kanë humbur jetën kur vozitësi i autobusit që po dërgonte fëmijët në një shkollë fillore nga Arusha, humbi kontrollin mbi automjetin dhe doli nga rruga, transmeton AP.
Përveç fëmijëve të vdekur, jetën e kanë humbur edhe dy mësimdhënës dhe vozitësi.
Komandanti i policisë rajonale Charls Mkumbo tha se katër persona janë lënduar në aksidentin, i cili ndodhi në Karatu.
Sipas hetimeve të para, autobusi ka dalë nga rruga në afërsi të lumit Mlera në veri të vendit.