Autobusi godet një këmbësor, Policia jep detaje për RTV21

Një këmbësor ka pësuar lëndime trupore pasi që është goditur nga një autobus në kryqëzimin që lidhë rrugën “Bill Klinton” dhe “Robert Doll” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:00 në kryqëzimin që lidhë rrugën Bill Klinton dhe Robert Doll në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti për rtv21.tv.
Policia ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button