Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet një autobusi dhe një treni në Tajlandë.

Aksidenti ndodhi sot në mëngjes, 50 km në lindje të Bangkok.

Policia tha se pasagjerët brenda autobusit ishin duke shkuar për në një tempull për të shënuar fundin e Kreshmës Budiste, transmeton rtv21.tv.

Punëtorët e shpëtimit thonë se ata kanë nevojë për vinç që të jenë në gjendje të ngrenë autobusin.

Numri i të vdekurve pritet të rritet.

Përplasjet e trafikut janë të zakonshme në Tajlandë, me standarde të dobëta sigurie dhe rrugë të zëna që mendohet të jenë faktorë kryesorë.

Një raport i vitit 2018 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se Tajlanda kishte shkallën e dytë më të lartë të fatalitetit të trafikut në botë.

Në mars të vitit 2018, të paktën 18 njerëz vdiqën dhe dhjetra të tjerë u lënduan kur një autobus në Tajlandën veri-lindore doli nga rruga dhe u përplas në një pemë./21Media