Publikimi në rrjetet sociale i fotografisë me mbishkrimin “Autochtonus” nga Dua Lipa, ka ngjallur shumë reagime te serbët.

E në këtë debat është përfshirë edhe producenti serb me shtetësi kandadeze, Boris Malgaursi, por  atij i ka reaguar babai i Duas, Dukagjin Lipa.

Malgaursi veprimin e Duas e ka konsideruar si akt ekstremist.

“Këngëtarja angleze me origjinë shqiptare mbështet projektin terrorist-ekspansionist të Shqipërisë së Madhe. Kjo është njësoj si të mbështesësh ISIS-in, pasi UÇK copëtoi koka, vodhi dhe shiti organet njerëzore e dëboi dhe vrau mijëra serbë. Të gjithë duhet ta dënojmë këtë akt ekstremizmi!”, ka shkruar ai

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Dukagjin Lipës i cili pati një këshillë për serbin.

“Ju lutemi edukoni veten para se të shkruani, duket që nuk ia ke idenë”, ka shkruar ndër tjerash ai, përcjell portali rtv21.tv

Por, Malgaursi nuk ka rezistuar pa reaguar.

“Mos harroni të mbështesni flamujt e # stilit të ISIS-it që përshkruajnë aspiratat më të mëdha territoriale shqiptare drejt copëzave të tokave serbe, malazeze, maqedonase dhe greke – Ballkani ka nevojë për paqe dhe ju po promovoni luftëra për rrëmbim të tokës për të çuar më tej ideologjinë tuaj fashiste.”,  ka thënë ai.

Ndërsa, Dukagjini është hedh prapë në mbrojtje të vendit të tij duke i thënë se një gjë të tillë Malgaursi po e bën për të fituar simpati.

“Si njeri i arsimuar me jo më pak se dy diploma më bën të qesh. Unë e kuptoj që ju si një nacionalist serb përpiqeni ta përdorni atë për të marrë njëfarë simpatie, por nuk kanë më budallenj, përveç miqve tuaj nacionalistë në Twitter.”,

Tutje Lipa e ka këshilluar serbin që të lexojë histori e pastaj të flasë.

“Ju nuk keni ide se për çfarë po flisni. Kjo është arsyeja pse unë po ju sugjeroj të lexoni disa histori pa syzet tuaja nacionaliste. Do të zbuloni se kjo nuk është një hartë ekspansioniste. Kjo është histori!”, ka thënë Dukagjin Lipa.

Malgaursi  ka vazhduar duke promovuar propagandat serbe në lidhje me Kosovën. Por, Dukagjin Lipa këto i ka përmbyllur thjesht me një ironi duke ju adresuar atij. “Ti më të vërtetë je komedian”

Kujtojmë se Malgaursi  është producent filmash me qëndrime publike anti-shqiptare./21Media