Pronarët e kafshëve i bekuan kafshët e tyre shtëpiake përmes një ceremonie të dielën për të shënuar Ditën Botërore të Kafshëve dhe festën e Shën Françeskut, shenjtori i kafshëve, në Filipine.

Nga një distancë e sigurt brenda makinave të pronarëve të tyre, macet, qentë dhe zogjtë u spërkatën me ujë të shenjtë nga një prift katolik në Manila, ndërsa rastet e koronavirusit të kombit vazhdojnë të rriten.

Filipinet kanë regjistruar gjithsej 322 mijë e 497 të infektuar me koronavirus, transmeton rtv21.tv.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë thënë se mënyra e pazakontë e bekimit të kafshëve shtëpiake këtë vit në Ditën Botërore të Kafshëve, ka siguruar distancën sociale.

Për pronaren e qenve, Arlene Pedron, bekimi i kafshës së saj është shumë e rëndësishme, sepse thotë se kafsha është pjesë e familjes së saj./21Media