Një shkrimtare nga Nigeria është vlerësuar me çmimin “Fiction” për gratë për romanin e saj “Gjysma e Diellit të Verdhë”. Synimi i këtij çmimi është që në të ardhmen të ndërtohet një bibliotekë e trillimeve të jashtëzakonshme të shkruara nga gratë.

Romani “Gjysma e Diellit të Verdhë” i autores Chimamanda Ngozi Adichie është votuar libri më i mire, duke u vlerësuar kështu më çmimin e Grave për “Fiction”.

Autorja e lindur në Nigeri u zgjodh në një votim publik nga një listë me 25 kandidatë në përvjetorin e 25 të historisë së ndarjes së çmimit.

“Jam shumë e prekur që u votova sepse ky është çmimi që së pari solli një lexues të gjerë në punën time – dhe gjithashtu më ka prezantuar me punën e shumë shkrimtarëve të talentuar.”

“Gjysma e një Dielli të Verdhë” I vendos ngjarjet në Nigeri gjatë Luftës Biafran, duke eksploruar fundin e kolonializmit, besnikëritë etnike, klasën, racën dhe fuqizimin e grave. Romani I botuar në 2006, ajo ka marrë vlerësime globale.

Shkrimtaren e përgëzoi edhe autorja Kate Mosse, themeluese e çmimit me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.

“Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë të promovojmë klasikët e së nesërmes dhe të ndërtojmë një bibliotekë të trillimeve të jashtëzakonshme, të larmishme, të shkruara nga gratë,” tha ajo.

Çmimi synon të nderuar cilësinë dhe rëndësinë e shkrimit të grave nga e gjithë bota. Për përzgjedhjen e këtij viti votuan më shumë se 8,500 njerëz në klubin dixhital të çmimit. /21Media