Ava Max ditë më parë ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Who’s Laughing Now”, që në shqip do të thotë “Kush është duke qeshur tani”.

Këtë këngë artistja shqiptare e ka shoqëruar me një videoklip mjaft të veçantë dhe me një dukje plot stil.

 

Ky projekt është pritur mjaft mirë nga fansat e muzikës së saj. Këtë e bëri të ditur vetë Ava përmes një postim nëInstagram, ajo tregoi se në Youtube ka arritur mbi 10 milionë klikime.

“Faleminderit për 10 milionë klikime në 10 ditë në “Who’s Laughing Now”, ka shkruarAva në Instagram.

Por, klikimet për këtë këngë duket se nuk kanë të ndalur pasi që, pas këtij njoftimi nga Ava kënga në YouTube ka arritur mbi 11 milionë klikime.

Ky projekt duket të jetë pjesë e albumit debutues të Ava “Heaven and hell”, i cili do të lansohet në shtator. /21Media