Këngëtarja e disa hiteve, e cila ngjiti shpejt shkallët e suksesit në tregun ndërkombëtar, Ava Max, së fundmi foli për rrënjët e saj, ku pavarësisht se ajo ka lindur në USA, babain e ka nga Qeparoi dhe nënën nga Saranda.

Planet e Avës ishin që të vinte këtë vit në Shqipëri, por për shkak të pandemisë nuk mundi, megjithëse shpreson që të vijë sa më shpejt të jetë e mundur, vitin e ardhshëm. Më tej Ava shtoi se nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri.

“Dua të vi shumë, kam shumë familjarë atje që po më presin. Me të gjithë gjyshërit e mi kam pasur një lidhje shumë të fortë. Gjyshja që jetonte me mua, ndërroi jetë në 2011, ajo ishte nga Qeparoi. Unë u mërzita kur ajo ndërroi jetë. Kur prindërit e mi erdhën në Amerikë nuk dinin gjuhë, nuk kishin para dhe vërtet mundoheshin të na siguronin jetesën. Kështu që unë kaloia vërtetë shumë kohë me gjyshen time”- u shpreh ndër të tjera Ava Max duke shtuar se nga Shqipëria i pëlqen byreku me petë./oranews