Në Kuvendin e Kosovës ka nisur votimi nga deputetët për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovë, Avdullah Hoti dhe Agim Veliu nuk kanë votuar.

Për postin e presidentit kandidojnë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta. Vjosa Osmani e Nasuf Bejta nga Lista “Guxo”,  në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë kandiduar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota të deputetëve. Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjedhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë./21Media