Mandatari për Kryeminister të Kosovës, Abvdullah Hoti sot para deputeteve të Kuvendit ka paraqitur propozimin e tij për Qeverinë e re.

Ai fjalën e tij në Kuvend e nisi duke falënderuar stafin mjekësor që po angazhohen në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Hoti u shpreh se ndjenë përgjegjësi ndaj deputetëve të koalicionit, në veçanti ndaj qytetarëve dhe Kushtetueses

Plan-program për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë Covid-19, përkrahje për biznese, bujqësinë, stimulim i kërkesës agregate, mbështetje për të financuar projektet, rishikimin e buxhetit, mobilizimi i fondeve për vitin 2020/2021, këto janë disa nga pikat e planit qeverisës që shpalosi Hoti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës./21Media