Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli e ka quajtur politikan të dështuar kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Nëpërmjet një shkrimi në Faceboo, Avdyli ka thënë se “Mustafa, si politikan tërësisht i dështuar që e ka qitë LDK-në për toke, po tenton të qëndrojë relevant duke e sulmuar u.d. presidenten Vjosa Osmani në baza ditore bazuar në gënjeshtra, deklarata që nga Vjosa askush si ka dëgjuar përveq imagjinatës së tij”.

Tutje deputeti ka theksuar se i vjen keq të shoh se ku ka ra partia institucionaliste LDK, përderisa udhëhiqet nga dikush që cdo ditë sulmon dy institucionet kryesore në vend.

Isa Mustafa, si politikan tërësisht i dështuar që e ka qitë LDK-në për toke, po tenton të qëndrojë relevant duke e…

Posted by Haxhi Avdyli on Thursday, November 12, 2020