Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli, ka reaguar pas takimit të koordinatorit të Kosovës Skënder Hyseni dhe atij Serbisë Marko Gjuriq me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së Miroslav Lajçak në Bruksel, duke thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ‘po prodhon pika në interes të Serbisë’.

Ai në një postim në Facebook shkruan se pikat e krijuara në procesin e dialogut në Bruksel janë të dëmshme për ekzistencën e shtetit të Kosovës.

Dialogu Hyseni-Gjuriq me ndërmjetësimin e Lajçak, po prodhon 9 pika ku përveç pagjeturve të gjitha pikat tjera janë pika 100% për interesa serbe, dhe tmerrësisht të dëmshme për ekzistencën e shtetit të Kosovës. Kthimi i serbëve të zhvendosur, kthimi pronave për Serbinë , eksterritorialitet per kishën serbe, kthimi i tregut për Serbinë dhe asociacioni me kompetenca ekzekutive me shtet brenda shtetit të Kosovës e shumëçka që vetëm ëndërr do kishte parë Millosheviqi. Dhe ironia më e madhe dhe poshtërimi që i bëhet Kosovës është hapet DEBATI për njohje reciproke. Hysenit e Lajçakut duhet treguar që debat për njohje kemi pasur 20 vjet, dhe ky debat mundet me zgjat edhe 50 vjet tjera“, shkroi deputeti, duke shtuar se “në Bruksel po përgatitet sakatimi apo zhbërja e shtetit të Kosovës dhe hapja e debatit për 20 vjettjera a me njoh këtë shtet të dështuar Serbia apo jo. Kaq“.