Avioni gjigant “Stratolaunch” kreu me sukses fluturimin e tij të dytë provë të enjten, mbi shkretëtirën e Kalifornisë Jugore.

Avioni binjak, me gjashtë motorë, i cili ka hapësirën më të gjatë të krahëve në botë, u ngrit nga Mojave Air dhe Space Port dy vjet pas fluturimit të tij të parë, pas një ndryshimi në pronësi.

Avioni i cili ka dy kabina, preku me siguri 28 rrotat e tij në tokë rreth katër orë më vonë dhe kështu duke u konsideruar provën e fluturimit një sukses.

Me një hapësirë krahësh prej 116 metrash, Stratolaunch është më i gjerë se gjatësia e një fushe futbolli nga goli në gol, transmeton rtv21.tv.

Stratolaunch u zhvillua nga bashkëthemeluesi i Microsoft Paul Allen, i cili vdiq më pak se një vit para se të fluturonte për herë të parë në prill të vitit 2019.

Stratolaunch merr një ekuipazh prej tre personash – pilot, bashkë-pilot dhe inxhinier fluturimi./21Media