Avni Bytyçi është liruar nga detyra e zëdhënësit të Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo u bë e ditur nga vet ai përmes një postimi në Facebook, shkruan rtv21.tv

”Para disa ditësh, pas një diskutimi të gjatë me Kryetarin në detyrë z.Hoxhaj, kam kërkuar nga ai që të më lirojë nga detyra e Zëdhënësit të partisë në fund të këtij muaji. Jam mirënjohës për mundësinë që më është dhënë, të qenit zëdhënës i një partie kaq të madhe, me traditë e shumë vlera, është një privilegj që shumë pak e kanë pasur fatin ta kenë”, ka shkruar Bytyçi.

Ish zëdhënësi ka treguar se arsyeja e vërtetë pse ka dashur të lirohet është se rrugëtimi i tij në politikë është shkurtuar si pasojë e rrenathave në të cilën gjendet ish kryetari i partisë Kadri Veseli.

”Jam thellësisht falënderues për hapësirën që më është dhënë në PDK, përkrahja nuk më ka munguar asnjëherë, në asnjë nivel. Përkundrazi unë gjithmonë jam gjendur në një mes të njerëzve të cilët më kanë motivuar për të ecur përpara”, ka shkruar tutje ai./21Media

Të nderuar anëtarë dhe votues të Partisë Demokratike të Kosovës,

Para disa ditësh, pas një diskutimi të gjatë me…

Posted by Avni Bytyçi on Sunday, April 25, 2021