Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara në Hagë tashmë është duke u mbajtur konferenca e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë gjatë konferencës së sotme ka bërë të ditur se janë duke punuar në nxjerrjen e materialeve.

Prokuroria ka trajtuar disa nga çështjet e ngritur nga mbrojtja e Thaçit, sidomos sa i përket identifikimit të dëshmitarëve, për çka thanë se dëshmitarët dhe provat e tyre që do t’i përdorin do të bëhen publike kur të vijë momenti i duhur.

“Identifikimin e dëshmitarëve caktimi i një numri i personave është diçka që ndodh si pjesë e hetimit tonë si Zyrë Prokurorie, nuk është përcaktuar nëse ne do I përdorim këta persona në gjyq, por të gjitha materialet e nxjerra në bazë të rregullës 102 1 A janë materiale që i kemi përdorur në rastin e konfirmimit të aktakuzës dhe siç kemi thënë edhe më përpara parashikohet që shumica e madhe e këtyre dëshmitarëve do të përdoren për gjyq. Në lidhje me kërkesën që të japim listën e dëshmitarëve, javën e ardhshme besoj ishte data e parashikuar jemi në proces dëshmitarëve dhe provat e tyre që ne i përdorim do t’i bëjmë të njohura kur të vijë momenti i duhur….Për materialet e lidhura me 3 dëshmitarë ZPS-ja iu është përgjigjur kësaj pyetje midis palëve për të ndihmuar ekipet e mbrojtjes”, ka deklaruar prokurorja Claire Lawson.

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper në konferencën e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka thënë se në këtë rast janë 124 dëshmitarë, për të cilët nga Prokuroria nuk kanë pranuar ndonjë përmbledhje, e as nuk është bërë i ditur identiteti i tyre, sikurse as provat që i posedojnë.

“Në këtë rast ka 124 dëshmitarë që janë bërë të njohur, shumica e tyre me pseudonime, nuk na është dhënë ndonjë përmbledhje, nuk kemi as edhe pesë rreshta lidhur për çfarë do të diskutojnë këta dëshmitarë. Asnjë dëshmitarë nuk është bërë i njohur bashkë me provat shoqëruese, sepse kur ka një dëshmitar duhet të ketë edhe prova të cilat lidhet me atë dëshmitar dhe jo të na lihet ne që ta lidhim dëshmitarin me dokumente të caktuara që lidhen me të. Mungojnë hollësitë në lidhje me tabelat mungojnë hollësitë dhe ZPS vazhdon të veprojëkështu sepse kështu e thotë në argumentet e tyre mungojnë“, ka deklaruar Hooper.