Avokati britanik Ben Emmerson është paraqitur virtualisht në seancën e parë të Kadri Veselit, para gjykatësit dhe prokurorëve të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Emmerson do të mbrojë ish-kreun e PDK-së nga akuzat për krime lufte që janë ngritur për të.

Ndryshe, Emmerson ishte në Hagë përkrah Veselit edhe 11 muaj më parë, kur ai u intervistua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës./21Media