Në seancën e sotme paragjyqësore ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Pjetër Shala, avokati i tij, Jean-Louis Gilissen, ka thënë se mbrojtja ende nuk ka një afat kohor të përcaktuar se kur do të kryej aktivitetet hetimore. Ai ka kërkuar që t’u vihen në dispozicion provat në mbështetje të aktakuzës sa më shpejt.

Avokati ka kërkuar ballafaqimin e palëve në seancën e radhës, duke kërkuar parashtrimet e proceduarave të shkuara dhe informacion mbi emrat e viktimave./21Media