Avokati i Hashim Thaçit në seancën e parë që po mbahet në Dhomat e Specializuara në Hagë, pyeti se ku janë pretendimet për vjedhjen e organeve njerëzore dhe historia e shtëpisë së verdhe që ishte aq e rëndësishme për nxitjen e kësaj gjykate

“Ku janë pretendimet për vjedhjen e organeve njerëzore dhe historia e shtëpisë së verdhe që ishte kaq e rëndësishme për nxitjen e kësaj gjykatë. Ky pretendim jo vetëm që ishte një njollë për kosovarët për ketë gjykatë të Kosovës edhe pse s’ka asnjë emblemë të Kosovë. Mund të kishim një shqiponjë”, deklaroi avokati mbrojës i Thaçi, David Hooper.

Ai tutje tha se Thaçi e dinte se këto janë  “gjepura edhe e ndihmojë komisionin evropian në krijimin e një gjykate të tillë mund të dimë që mund të mos ketë një … pra s’ka një aktakuze nuk flet për vjedhje të organeve. Këto pretendime do të tregojnë që janë falso“. /21Media