AVONET: Gjykata, Gjykatësi dhe Policia përgjegjëse për vrasjen e shtatzënës

Rrjeti i OJQ-ve AVONET bën përgjegjës Gjykatën Themelore dhe Policinë e Lipjanit për vrasjen e gruas shtatzënë mbrëmë në oborrin e QKUK-së.
Sipas AVONET Gjykata Themelore e Ferizajt ka treguar mungesë profesionalizmi çka bëri që tash S.H të kryente veprën penale të vrasjes me paramendim, duke pasur mundësi që të endet i lirë përkundër denoncimeve të vazhdueshme nga e ndjera.
“Lidhur me rastin në fjalë, Gjykata Themelore e Ferizajt ka lëshuar Aktvendimin për urdhër mbrojtje, me datë 13.09.2022, me kërkesë nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave, që funksion në kuadër të Prokurorisë së Shtetit, i cili ishte në fuqi deri në muajin mars 2023, dhe Gjykata Themelore e Ferizajt të njëjtin e kanë dënuar me gjobë për armëmbajtje pa leje, me ç’rast Prokuroria Themelore e Ferizajt ka ngritur aktakuzë ndaj S.H për veprën penale kanosje. Duke qenë në dijeni Gjykata Themelore e Ferizajt se i njejti ishte recidivist i veprave penale, gjykatësi, ka neglizhuar dhe ka vënë në rrezik jetën e tashmë viktimës, duke marr parasysh se ky gjykatës të njëjtin e ka dënuar me dënim me gjobë për armëmbajtje pa leje, duke pasur parasysh rrethanat dhe dashjen e kryesit të veprës penale.”, thuhet në reagim.
Po ashtu AVONET nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të merr masa urgjente ndaj Gjykatës Themelore të Ferizajt dhe gjykatësit të çështjes për neglizhencë, mosprofesionalizëm dhe mos efikasitet. Si dhe U.D Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Faik Hotit i ka kërkuar të merr masa urgjente ndaj Stacionit Policor Lipjan, për mosofrimin e sigurisë së të ndjerës.
“Poashtu, Institucionet e Republikës së Kosovës deri më tani nuk kanë marrë asnjë veprim pëe mbështetjen e Qendrave për Punë Sociale, si në aspektin logjistik dhe profesional, shumica e QPS-së nuk kanë automjete të tyre dhe mungesë stafi e hapësirave dhe fondeve emergjente.”, vlerëson Avonet./21Media

Back to top button