Avullimi i 2 milionëve përmes hakerëve

 

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami u deklarua përsëri lidhur me “avullimin” e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Bajrami në mbledhjen e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike tha se të gjitha organet e hetuesisë janë duke punuar në ndriçimin e këtij rasti, që sipas saj është një krim kibernetik.

“Pas tre minutave që jam informuar, menjëherë e kemi denoncu rastin në Polici. Ky është krim ekonomik dhe kiberentik pasi që janë thyer edhe pasëordat dhe janë krijuar usera pa asnjë nënshkrim”, tha Bajrami.

Ajo ka njoftuar së në secilin veprim që ka ndodhur ka gjurmë./21Media

Back to top button