Avullohen mbi 2 milionë euro nga thesari i shtetit

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, më datë 20.10.2020, është arrestuar një person i cili dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare, së bashku me dy tjerë të dyshuar që gjenden në arrati.

Këta persona, sipas Policisë, keqpërdorën detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2 milionë e 77 mijë e 995.90 milionë euro

Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

 

Back to top button