“Axhë t’i heka 20 euro se 10 te dalin boll”

 

Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve nga 30 në 10 euro.

Pas kësaj ka reaguar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj. Në “Facebook” Kadrijaj ka publikuar një fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ku shihet pranë një të moshuari. “Axhë ti heka 20 euro se 10 te dalin boll!”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.

8 milionë e 500 mijë euro ka ndarë Qeveria në mbledhjen e djeshme për mbulimin e kostos së shtesave për skemat sociale dhe pensionale, për pagesën e shtesës 30% mbi shumën mujore për skemat e ndihmës sociale dhe për përfituesit e skemave pensionale që marrin më pak se 100 euro.  Kryeministri Albin Kurti më këtë rast ka thënë  se 8.5 milionë euro shtesë u ndanë për të siguruar se asnjë pension nuk mbetet nën 100 euro.

Mjetet e ndara janë në kuadër të Programit për rimëkëmbje ekonomike. Ky program, që paraqitet në kuadër të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, kap vlerën 222 milionë euro. Deri më tani nga ky Ligj nga qeveria e kaluar janë ndarë rreth 100 milionë euro.

Për muajin janar, shkurt dhe mars pensionistët që merrnin më pak se 100 euro kanë pasë shtesë të pensioneve për 30 euro në qeverisjen e Avdullah Hotit në kuadër të rimëkëmbjes ekonomike për vitin 2021.

Kosova ka rreth 200 mijë pensionistë. Ata marrin pension mujore nga 90 deri 260 euro varësisht nga kategoria të cilës i takojnë./21Media

Back to top button