Azet dhe Albi kanë publikuar sot këngën e tyre të re, të titulluar “D&G”.

Për instrumentalin e kësaj të fundit është përkujdesur producenti Lucry, ndërsa për pjesën vizuale Sonan Productions.

Adhuruesit e tyre e kanë pritur mjaft mirë këngën e re, pasi që nga publikimi videoklipi i saj është klikuar mbi 540 mijë herë në kanalin YouTube.