Disa nga prapaskenat e serialit

Disa nga prapaskenat e serialit

Çdo ditë pune, në ekranin RTV21 po transmetohet seriali turk “Mos ma lësho dorën”. Ky serial po pëlqehet shumë nga publiku dhe me temën e tij po e mban zgjuar vëmendjen e shikueseve.

Pjesë e serialit janë aktorët më të pëlqyer në Turqi,  Alina Boz në rolin e “Azrës” dhe Alp Navruz në rolin e “Xhenkut”, shkruan rtv21

Aktorët gjatë xhirimeve gjithmonë gjejnë kohë të bëjnë fotografi, apo video me anë të cilave ndajnë momente nga prapaskenat e serialit për fansat e tyre.

Kështu ka vepruar “Azra”, e cila së fundmi në Instagram ka publikuar një video përmes të cilës ka treguar se xhirimet për serial nuk ndalen ani pse moti këto ditë në Turqi nuk është i mirë.

Me mbishkrimin që aktorja i la videos, kuptohet se vullneti për punë ata nuk i ndal asnjëherë.

“Mos ma lësho dorën” aktualisht është duke xhiruar episodet për sezonin e dytë, i cili po ashtu është duke u transmetuar si në Turqi ashtu edhe në Kosovë. /21Media