Për të pestin vit më radhë, po mbahet mini-maratona humanitare, “Vrapo Babadimër”.

Shitja e kostumeve është bërë nga 30 nëntor deri më 13 dhjetor tek Sheshi “Zahir Pajaziti”.

Në kostume përfshiheshin numri maratonik, një medale dhe maska anti Covid-19.

“Gjithmonë duke respektuar masat nga Ministria e Shëndetësisë, për shkak të gjendjes aktuale pandemike, nuk do të ketë tubime. Vrapimi apo ecja 5km do të realizohet më 13 dhjetor dhe do bëhet në vende të ndryshme (nuk është e caktuar). Vrapimi ose ecja do të filloi nga mëngjesi deri në orët e pasdites. Në këtë event ju do keni edhe linkun e ZOOM ku mund të qaseni apo ndiqni online nga ora 12:00 AM e deri në 13:00 AM. Falenderojmë posaçërisht nga zemra sponsorët e kësaj ngjarje pa të cilët do të ishte i pamundur ky organizim, dhe ndihmat që do të ndahen për familjet në nevojë. Së bashku, do të jemi arsyeja e buzëqeshjes së dikujt në festat e fundvitit”, thuhet në njoftimin e organizatorëve./21Media