Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se në dhomën e gjumit ka gjetur pa shenja jete djalin e tij.

Rasti ka ndodhur të premten në Fushë Kosovë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne dhomën e gjumit ka gjetur pa shenja jete djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./21Media