Një vajzë 12 vjeçe u detyrua të martohej me dy burra të moshuar – të moshës 51 dhe 35 vjeç .

Babai i saj, i cili i përket fisit Maasai nga Narok County, rreth 70 milje në perëndim të Nairobi, tani po kërkohet nga policia.

Vajza tha që babai i saj i kishte martuar me forcë të dy motrat e saj më të mëdha dhe të njëjtën donte ta bënte edhe me të, pasi burri i saj 51-vjeçar i ofroi babait të vajzës një prikë prej katër lopësh për ta pasur si grua të dytë, përcjell portali rtv21.tv

Ai vendosi se ishte koha e përsosur për martesë kur shkollat ​​u mbyllën për shkak të bllokimit nga pandemia e koronavirusit, tregoi ajo.

Pasi refuzoi ofertën dhe i tha babait të saj se dëshironte të vazhdonte studimet, vajza u rrah nga kushërinjtë e saj meshkuj, të cilët e akuzuan për çnderimin e familjes.

Ajo ishte martuar me burrin e moshuar, por shpëtoi dy javë më vonë.

E reja i tha gazetës Kenyan Standard se  ishte e detyruar të martohej prapë me një burrë 35-vjeçar, i cili tashmë ishte i martuar për të shpëtuar nga burri i vjetër.

Një grup i të drejtave të fëmijëve mësoi për gjendjen e saj dhe e shpëtoi.

Ambasadori i Paqes së Narokut, Joshua Kaputa, i cili shpëtoi të rejën dhe tani është kujdestari i saj, tha se babai dhe dy burrat që atëherë janë fshehur.

Ai shtoi se varfëria dhe mbyllja e shkollave për shkak të bllokimit nga koronavirusit po shtojnë numrin e rasteve të martesave të fëmijëve.

Martesa e fëmijëve është e paligjshme në Kenia. Secila nga palët (babai dhe burri) në këtë rast mund të burgosen për pesë vjet dhe të gjobiten në maksimum prej një milion shilinga Keynan (8,000 euro).

Përkundër ligjeve që ndalojnë martesën me fëmijë, 23 përqind e vajzave nga Kenia janë martuar para ditëlindjes së 18-të,  4 përqind para se të mbushin 15 vjeç. Vajzat e reja priren të shihen si mallra ./21Media