Një djalë, babai i të cilit i dhuroi çdo vit uiski për ditëlindje, po shet koleksionin për të blerë një shtëpi.

Matthew Robson, nga Taunton, u lind në vitin 1992 dhe babai i tij Pete ka shpenzuar rreth 5,000 funta në 28 shishe me uiski.

Koleksioni tani vlen më shumë se 40,000 funta dhe tani më ka dalë në shitje, transmeton rtv21.tv.

28-vjeçari tha se “ndoshta nuk ishte” dhurata më e mirë për një djalë të ri, por me “udhëzime të rrepta për t’i mos i hapur kurrë” ato ishin bërë pasuri.

“Çdo vit e kam marrë atë si një dhuratë për ditëlindjen”, tha Matthew. “Mendova se ishte një dhuratë mjaft e çuditshme, pasi isha shumë i ri për të filluar të pija”, shtoi ai.

Babai i tij Pete, i cili është nga Milnathort në Skoci, tha se shishja e parë e uiskit e vitit 1974 ishte blerë për të “lagur kokën e foshnjës”.

Ai tha se ka “shumë të interesuar” për koleksionin, kryesisht nga blerësit në New York-ut dhe Azisë.