Babai sulmon fizikisht të birin

 

Policia ka njoftuar se mbrëmë është arrestuar një burrë kosovar nga Podujeva, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht djalin e tij.

”Viktima si pasojë e lëndimit ka marrë tretman mjekësor”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media

 

Back to top button