Babai ankohet në polici, që 10 ditë nuk di ku e ka vajzën

E njëjta ishte larguar nga shtëpai edhe më parë

Një prind nga Prishtina nuk di se ku e ka vajzën e mitur që 10 ditë.

Ai ka raportuar në polici se e mitura është larguar nga shtëpia dhe nuk ka ndonjë informacion.

“Ankuesi mashkull K/shqiptar ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer dhe nuk ka asnjë informacion se ku mund të ketë shkuar”, ka bërë të ditur policia.

Policia ka njoftuar theksuar se e njëjta edhe disa herë të tjera është larguar nga shtëpia.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin./21Media

Back to top button