Baballarët nuk kanë aq shumë lëvdata nga të tjerët për detyrën prindërore, ngase shumë besojnë se ata nuk janë aq të angazhuar sa nënat

Baballarët nuk kanë aq shumë lëvdata nga të tjerët për detyrën prindërore, ngase shumë besojnë se ata nuk janë aq të angazhuar sa nënat

Kjo nuk është e vërtetë për shumë fëmijë, ka plot baballarë në botë që dëshirojnë dhe kërkojnë më të mirën për fëmijët e tyre, pastaj ka baballarë që vërtet meritojnë një çmim për veprat e tyre, dhe se sa shumë përpiqen.

Disa nga këta baballarë bëjnë gjëra të mrekullueshme, që do të mbesin kujtim i fëmijës gjatë gjithë jetës.

1.Connor Harrison e kishte mundur kancerin 2 herë para se të mbushte 12 vjet, mirëpo kur i ishte kthyer herën e tretë familjarëve u ishte thënë se ai kishte rreth 11 javë për të jetuar. Ëndrra e Connor-it ishte të shihte një spektakël veturash, mirëpo nuk kishte asnjë në afërsi, kështu që babai i tij bëri apel në internet, duke pranuar përkrahje masive, ku në spektaklin që u krijua në afërsi të Connor-it u paraqitën 2200 vetura.

2.Një letër që ishte postuar në rrjetet sociale ka eksploduar. Njerëzit gjithandej janë emocionuar gjatë leximit të saj, letra e babait kushtuar djalit të tij homoseksual, që shkruan:

“E dëgjova bisedën tënde me Mike-n mbrëmë për planet që të më tregosh për orientimin tënd. E vetmja gjë që dua nga ti është të sjellësh lëng portokalli dhe bukë kur të kthehesh nga shkolla. Ne kemi dalë, ashtu siç ke dalë edhe ti. E kam ditur që je homoseksual qysh nga mosha 6 vjeçare, të kam dashur qysh nga lindja – Babi”

3.Prindërit nuk mund thjesht t’i thonë fëmijës që të lexojë, ata duhet t’i tregojnë. Ky baba po i demonstron vajzës së tij që leximi është kënaqësi, edhe kur je në transport publik. Ai madje e ka lëshuar ulësen e tij për vogëlushen. Fotografuesi që e kishte postuar këtë fotografi kishte shkruar: “Edhe pas një dite të gjatë në punë, babai e di se cila është puna e tij e vërtetë“, shkruan rtv21.tv.

4.Ky kamion i akullores është më shumë se i lezetshëm. Ideja e mrekullueshme e babait arriti atë që çdo prind dëshiron, ta bëjë të lumtur ferinë e vet. Edhe pse djaloshi i vogël është në karrige invalidore, babai i tij ka bërë gjithçka që ai të ndihet sa më mirë, duke menduar se po vozitë një kamion.

5.Nils Pickerd është një baba që beson në barazinë gjinore. Ai e jeton këtë me djalin e tij, i cili ndihet rehat në fustane. Kur të tjerët kishin filluar ta shihnin me një sy kritik djaloshin e vogël, babai i tij kishte ndërmarrë veprimin që do ta bënte djalin të ndihej i lirë, duke veshur edhe ai fustan e duke e shoqëruar fëminë e tij kudo.

6.Kur Gabriel Marshall ishte diagnostifikuar me kancer, babai Josh dhe e tërë familja ishin shokuar. Kanceri në fëmijëri është një nga gjërat më të vështirë për t’i përballuar. 8 vjeçari u përball me një lloj kanceri në tru, dhe kishte nevojë për operacion që la një shenjë të madhe në kokën e tij. Shenja është një gjë e vështirë për tu ambientuar me të, sidomos për fëmijët, andaj babai i tij bëri një tatuazh identik me shenjën e djalit të tij.

7.Një fotografi e postuar në reddit tregon një baba që qysh nga viti 2008 ka vizatuar gjëra interesante në paketimin e drekës së birit të tij. Kur njerëzit kreativë bëhen prindër, gjëra të mrekullueshme mund të ndodhin./21Media