Një i ri nga Kosova, së bashku me vajzën e tij 6 muajshe vdiqën mbrëmë si pasojë e një aksidenti në Zvicër. Elvis Muçaj dhe vajza e tij, Luana ishin nga komuna e Deçanit.

Lajmin e bëri të ditur sonte kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili i shprehu ngushëllime familjes Muçaj.

“Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6 muajshe, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Zvicër. Ngushëllime më të sinqerta familjes Muçaj, bashkëfashtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”, shkroi Ramosaj në facebook./21Media