Një babë me të birin janë arrestuar dhe akuzuar në shtetin amerikan Xhorxhia, vrasjen e  Ahmaud Arbery, një vrapuesi me ngjyrë, i cili ka qenë i paarmatosur.

Gregory McMichael, 64 vjeç dhe Travis McMichael 34 vjeç, u arrestuan të enjten nga zyra shtetërore e hetimit, transmeton rtv21.tv.

Të dy ata u akuzuan për vrasje dhe sulm të rëndë, thanë hetuesit në një deklaratë.

Arbery 25 vjeç, ishte duke vrapuar në shkurt kur u përball me dy burrat.

Dështimi për të ngritur akuza kundër tyre, që janë të bardhë, disa javë pas incidentit, pati nxitur zemërim të madh publik.

Byroja e Hetimeve ka thënë se të dy burrat kanë qëlluar Arberyn me armë zjarri, derisa ka qenë i riu McMichales që e ka lënë atë të vdekur.

Avokati pretendoi se Gregory McMichael fillimisht nuk ishte akuzuar sepse ai kishte punuar si oficer policie dhe një detektiv për avokatin e rrethit lokal për më shumë se 30 vjet./21Media