Një burrë nga Alabama dhe djali i tij kanë qëlluar njëri-tjetrin për një mosmarrëveshje rreth një qeni, të cilin djali e kishte vrarë pasi qeni e kishte sulmuar një fëmijë.

Kelvin James Coker, 60 vjeç, zbuloi se qeni i tij ishte qëlluar të shtunën. Burri më pas shkoi në shtëpinë e djalit të tij 32-vjeçar, Kelvin Nicholas Coker, i cili pretendoi se kishte vrarë kafshën, sipas autoriteteve lokale.

James hapi zjarr i pari, duke goditur djalin e tij tha Sherifi i Qarkut të Uashingtonit Richard Stringer. Nicholas ktheu zjarrin me një armë gjahu, duke goditur babanë e tij në qafë. Të dy babë e bir vdiqën nga plagët e marra, transmeton rtv21.tv.

Sherifi e quajti familjen ‘shumë jofunksionale’.

Kryehetuesi Blake Richardson i tha WALA se incidenti filloi të shpalosej kur Nicholas hapi zjarr në katër prej qenve të familjes, pasi njëri nga ta sulmoi vajzën e vogël të dashures së tij. Dy nga qentë, të përshkruar si pitbull, u vranë, njëri prej tyre i përkiste James.

E dashura e Nicholas, Ariel Anderson, ka kundërshtuar versionin zyrtar të hetuesve për ngjarjen, duke pretenduar se i dashuri i saj nuk e vrau babanë e tij, por më tepër se James i mori jetën vetes pasi vrau djalin e tij.

Sidoqoftë, hetuesit kanë mbrojtur gjetjet e tyre fillestare, duke thënë se raporti jozyrtar i mjekut tregon se James nuk mund të kishte kryer vetëvrasje.

Në 2012, James u akuzua për sulm të shkallës së parë për qëllimin e djalit tjetër tre herë./21Media