Artistja e njohur shqiptare, Baby G ka gati albumin e saj të ri. Madje këtë album ajo ka një vit që e ka përfunduar.

Këtë e bëri të ditur vet artistja përmes një postimi në Instagram, ku ka pranuar disa pyetje nga fansat e saj e në mesin e tyre dikush e kishte pyetur nëse e ka në plan të vijë me album.

“Rap Song”, titullohet projekti i fundit i artistes të cilin e publikoi në muajin prill. /21Media