Carlos Bacca duket se shumë shpejtë do të largohet nga AC Milan

Carlos Bacca duket se shumë shpejtë do të largohet nga AC Milan

Mediet italiane raportojnë se sulmuesi kolumbian është duke u kërkuar nga klubi turk, Besiktas.

“Rossonerët” janë duke ndërtuar një skuadër të re për sezonin e ri, dhe Bacca duket se nuk do të jetë pjesë e skuadrës nga ‘San Siro’ për edicionin e ri. Lojtari kërkohet nga disa klube evropiane, por thuhet se e ardhmja e tij është më afër Stambollit.

“Carlos Bacca po kërkohet nga Besiktas”, shkruajnë mediet italiane.