Bacca i lumtur te Milani

Bacca i lumtur te Milani

Futbollisti Carlos Bacca ka siguruar tifozët se ai do të qëndrojë në San Siro.

Ai ka dalë në një prononcim publik ku ka mohuar spekulimet dhe aludimet e agjentit të tij, për një kalim të mundshëm te Marseille.

“Është tregu i transferimeve i hapur dhe tash emra të ndryshme qarkullojnë në media. Jam i qetë dhe i lumtur te Milani. Më pëlqen këtu. Kam tri vjet në kontratën time. Dot ë qëndroj dhe do të jem aty kur stërvitjet të ri-nisin më 5 korrik”, deklaroi Bacca./21Media