“Bad News Eagle” humb ndaj ekipit danez

Ekipi kosovar “Bad News Eagle (BNE)” ka humbur me rezultat 16:14 ndaj ekipit danez, Copenhagen Flames në “Legends Stage” në turneun më të madh në botë në CS:GO.
BNE nuk arriti ta ruante epërsinë duke humbur me rezultat të ngushtë nga danezët.
Sot, ekipi kosovar “Bad News Eagle do të zhvillojë edhe një përballje rreth orës 17:00 – 18:00.
Një ekipi për të kaluar tutje i duhen tri fitore nga pesë ndeshje, ku më pas kalojnë në “Champions Stage”, derisa aty është me eliminim direkt.
Kualifikimin në fazën “Legends Stage” BNE e arritën para dy ditësh me tri fitore dhe dy humbje./21Media

Back to top button