BAFTA TV Awards 2021

 

Michaela Coel dhe Paul Mescal janë fituesit e çmimeve kryesore në ngjarjen BAFTA TV Awards që u mbajt në Londër.

Coel u shpërblye me çmimin “aktorja më e mirë, për paraqitje me rolin e saj në dramën-seri “I May Destroy You”. Coel po ashtu bëri skenarin dhe është bashkëregjisore e kësaj serie. E Mescal u shpërblye për paraqitje në “Normal People”. Ai këtë çmim ia dedikoi bashkëaktores së tij Daisy Edgar Jones, e cila përmes videos u pa shumë e emocionuar për fitoren e Mescal.

Me çmimin “aktorja më e mirë në rolin dytësor” u shpërblye Rakie Ayola, për paraqitje në dramën “Anthony”.

Aktori më i mirë në këtë kategori u vlerësua Malachi Kirby, për paraqitje në Small Axe.

Në kategorinë “performanca më e mirë e një aktori në program” u nderua Charlie Cooper për This Country.

Çmimi “Mini-seritë” shkoi për “I May Destroy You” .

Çmimi “Must-see moment” u nda për pikën Diversity në Britain’s Got Talent.

Ceremonia e shpërblimeve me çmimet BAFTA TV Awards, apo British Academy Television Awards prezantohen çdo vit nga BAFTA. Ato ndahen prej vitit 1955./21Media 

Back to top button