Aktorja e njohur, Gaye Turgut është në pritje të ëmbël. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Deniz Evin janë në pritje të fëmijës së parë, shkruan rtv21.tv

Gaye dhe Dinz kanë treguar se dashuria e tyre së shpejti do bekohet me një vajzë. Ardhjen në jetë të vogëlushes me padurim po e pret Gaye e cila në Instagram së fundmi ka zbuluar karrocën të cilën e kanë blerë për vogëlushen e tyre,

Ndryshe, Gaye Turgut dhe Deniz Evin për publikun shqiptar janë bërë të njohur nga rolet e tyre, të “Baharit” dhe “Ymytit” nga seriali “Më fal”, në të cilin ata ishin motër e vëlla, por në jetën reale ata janë ata janë të martuar. Aktorët, lidhjen e tyre e kanë kurorëzuar me martesë në vitin 2013./21Media