Bahtiri kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës

Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ka njoftuar se sot zyrtarisht kanë votuar Agim Bahtirin, kandidat për Kryetar të Komunës së Mitrovicës.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se do të se vazhdojnë me zhvillimin e komunës, por kësaj radhe me ndihmën e Qeverisë.
“Me vullnetin e qytetarëve, shkojmë drejt fitores plebishitare qysh në rrethin e parë, pra pa balotazh”, thuhet tutje në njoftim.
Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës kandidat për kryetar të Mitrovicës ka caktuar Bedri Hamzën, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka Armend Agollin.
Nehat Peci, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot është tërhequr nga gara për Mitrovicë./21Media

Back to top button